Naim Murseli i cili është i dyshuari kryesor i vrasjes së ish-gruas së tij Liridona Ademajt, do ta vazhdojë edhe sot dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Lajmin e konfirmuar mbrojtësja e Murselit, avokatja Teuta Zhinipotoku.
“Po, sot vazhdon dëshmia e tij, nesër pastaj vazhdon Kushtrimi”, tha Zhinipotoku për “Betimi për Drejtësi”..
Murseli është dërguar në Prokurori, nën masa të larta sigurie. Ai kishte dëshmuar edhe më 24 janar.
Pas dëshmisë, avokatja e tij kishte thënë se Murseli e ka rrëfyer versionin e vetë të mbrojtjes dhe se “ mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.