-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia greke mësyn në burg, sekuestron drogë dhe pajisjen e shqiptarit

Kryesoret

Forcat sepeciale greke me ndihmën e një qnei nuhatës janë futur në qelitë e burgut “Koridhalos” duke kontrolluar 45 qeli.

Nga kontrollet janë zbuluar 24 celularë, 1 router wireless, 1 smart watch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuesa dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë.

Një nga qelitë e kontrolluara, është ajo e shqiptarit të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, Sandër Pemaj 45 vjeç. Në qelinë e tij u gjet routeri wireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë.

Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020. Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi, ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit