-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako

Kryesoret

Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra.

Arsyet se përse është dorëhequr nga detyra Sako nuk dihen ende, por mësohet se dorëheqja e tij i është dorëzuar ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ditën e premte.

Javën e ardhshme pritet të emërohet komandanti i ri i Gardës.

Sako që prej vitit 2013 ushtron detyrën në funksionin e Komandantit të Gardës së Republikës. Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën ushtarake. Pas diplomimit në Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej”, në vitin 1993 titullohet oficer.

Eksperiencën e tij të punës e nisi duke kryer detyrën e Komandantit të Togës në Gardën e Republikës së Shqipërisë, e duke vijuar më pas me kryerjen e detyrave në funksione si: Zëvendës Komandant Kompanie, Përgjegjës i Grupit të Ruajtjes së Ministrit të Rendit Publik dhe Përgjegjës në Grupin e shoqërimit të Kryetarit të Kuvendit, Shef Seksioni në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe Specialist në Drejtorinë e Kufijve dhe të Migracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit