Janë arrestuar 2 të rinj të cilët u kapën në flagrancë, me armë zjarri pistoletë e municion luftarak.
Në pranga janë vendosur Agostin Kiçi 19 vjeç banues në Shkodër dhe Rejdi Pasha 20 vjeç banues në Kamëz.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.