Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Delivery”, i cili ka çuar në arrestimin e tre personave për veprimtari kriminale të lidhura me shitjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.
Operacioni u zhvillua bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative dhe përfshiu shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë kontrollit, u kapën në flagrancë dy shtetas, njëri prej të cilëve ishte 17 vjeç dhe po drejtonte një motomjet pa leje drejtimi. Ata ishin duke transportuar dozëza kanabisi për shitje.
Në vijim të hetimeve, në banesën e shtetasit 36-vjeçar, M. M., u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi, të ndara në rreth 280 doza, si dhe dy armë zjarri (një pushkë dhe një pistoletë), municion dhe 4 celularë.
Si rezultat, u arrestuan Mateo Marashi (18 vjeç), Zef Marashi (36 vjeç), dhe një shtetas i mitur 17 vjeç. Për shtetasin P. M. (20 vjeç), u nis procedimi në gjendje të lirë. Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Shkodër.
/5pyetjet.al









