-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Italia! 13-vjeçarja mes lutjeve dhe terrorit abuzohet nga 7 egjiptianë

Kryesoret

Një ngjarje tronditëse dhe brutale ka ndodhur në Katania të Italisë, në një nga parqet më të njohur të qytetit, Villa Bellini.

Siç raporton “La Repubblica”, shtatë persona të gjithë në moshë të re me origjinë egjiptiane, kanë abuzuar seksualisht në grup me një 13-vjeçare.

Ata kanë pritur deri sa e mitura së bashku me të dashurin e saj 17-vjeç, të afroheshin tek banjot publike, duke përfituar nga rasti që zona ishte e boshatisur në atë moment, kanë futur me zor çiftin brenda, aty filloi terrori.

Brenda banjës të rinjtë kanë përdhunuar vajzën, ku disa prej tyre shihnin nga muri, 13-vjeçarja përjetoj një makth të vërtetë mbi trupin e saj, ku në përpjekje të dëshpëruara të lirohej thërriste vazhdimisht “të lutem, mos më lëndo më lërë të shkoj…”.

Mes dhimbjeve dhe tronditjeve vajza përfitoj nga një moment shpërqendrimi dhe sëbashku me të dashurin e saj mundën të largoheshin, të ndihmuar dhe nga disa kalimtarë që u gjendën aty pranë të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Edhe pse ishte e tronditur dhe e tmerruar, viktima nuk hezitoi dhe zgjodhi të raportonte, duke i treguar ushtarakëve me detaje se çfarë i kishte ndodhur hap pas hapi. Çifti përshkroi sulmuesit, por kamerat që monitoruan kopshtin komunal dhanë një kontribut themelor në identifikimin e të shtatë personave.

Brenda pak orësh u identifikuan autorët e moshës 15-19 vjeç. Gjatë identifikimit, 13-vjeçarja ka njohur menjëherë dy prej të miturve të pranishëm, me identifikimin e konfirmuar më pas edhe nga i dashuri i saj, i cili gjatë tmerrit ishte mbajtur me dhunë.

Mëngjesin e djeshëm zv/prokurori i Prokurorisë Publike të Katanias Sebastiano Ardita dhe Prokuroria për të Mitur urdhëruan arrestimin e të gjithëve. Gjashtë u gjurmuan pas disa orësh, i fundit u bllokua në komunitet ndërsa po përpiqej të mblidhte gjërat për të shpëtuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit