-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fyente dhe kërcënonte/ Policia greke vë në pranga tik-tokerin shqiptar (Emri)

Kryesoret

Një tik-toker shqiptar është arrestuar nga policia greke. Shtetasi shqiptar Florian Zani është arrestuar prej policisë greke nën akuzën e dhunës raciale ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të pa afta për tu mbrojtur.

Arrestimi u krye gjatë orëve të pasdites të së martës pasi ndaj Zanit u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik tok dhe youtube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Përvec kësaj, ai komentonte negativisht afërsitë e tyre si lidhur me drejtimin seksual të kësaj shtese sipas policisë greke. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik.

Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda. Në banesën të cilën kryehej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar. Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së mërkurës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit