Është arrestuar ditën e sotme sot në Durrës Kevin Kurti, 26-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge.
Sipas mediave italiane i riu u kap nga policia shqiptare në Durrës në shtëpinë e tij.
Më herët në nëntor 2022 – u bë i mundur arrestimi i Bruno Carbone, bashkëpunëtor i trafikantit më të njohur të drogës në Duba, Raffaele Imperiale.
26-vjeçari konsiderohet si strumbullari rreth të cilit u rrotullua marrëveshja midis Simone Bartiromo – një element kryesor i organizatës që po hetohet – dhe Sebastiano Romeo, një “furnizues” kalabrez kokaine.