-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita “çan” Gardën, “zapton” karriget e mazhorancës në “Zgjedhore”

Kryesoret

Deputët opozitatë Berisha-Bardhi të pezulluar nga Komisioni i Etikës javën e kaluar, kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore që ishte planifikuar të zhvillohej mesditën e sotme në 12:30.

Fillimisht të penguar nga Garda e Republikës, me arsyen se deputetët e përjashtuar nuk mund të futen në sallë.

Pavarësisht kësaj deputetët e opozitës  kanë mundur të futen në sallë ku do të zhvillohet komisioni i Reformës Zgjedhore, dhe menjëherë kanë zënë vendet e deputetëve të mazhorancës.

Dy herët e fundit kur kjo mbledhje është tentuar të mbahet në sallë, është bllokuar nga deputetët e opozitës dhe ka kaluar online.

Edhe sot pritet të bëhet e njëjta lëvizje nga deputetët dhe bashkëkrytarët e mazhorancë dhe PD-së së Bashës

Deputetët e grupit Bardhi – Berisha kërkojnë një ripërbërje të këtij komisioni, ku grupi i tyre të ketë më shumë anëtarë dhe bashkëkryetarin si forca më e madhe opozitare.

Grupi Berishës tenton të bllokojë “Zgjedhoren”, Garda i zë “pritë” tek dera

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit