-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në 20 shkurt, flet Berisha: Ja pse u zgjodh kjo datë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe sot ka folur nga ballkoni i shtëpisë ku shpjegoi arsyet pse ka zgjedhur 20 shkurtin si datën e protestës.

Ai tha se 20 shkurti është një ditë simbolike pasi më 20 shkurt të 1991 është rrëzuar shtatorja e diktatorit Enver Hoxha.

Berisha: Të bashkohemi, natyrisht jo me tradhtarët. Ata meritojnë banesën e turpit të historisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të bashkohemi në betejën tonë pa kthim! 20 shkurti ka një simbol të madh. Për një gjeneratë të tërë domethënia është thjesht në fushën e juridiksionit, por në gjeneratën para tyre, përmbysja e shtatores së diktatorit më gjakatar ishte momenti magjik, momenti hyjnor kur opozita shqiptare u bë opozitë e vërtetë. Ndaj dhe u zgjodh 20 shkurti për ditën e protestës së madhe, zvarritja e diktatorit pa diskutim ishte një hakmarrje e njerëzve të shtypur për kasaphanën e luftës së klasave, për gjëmën që u kishte bërë shqiptarë

Përmbysja e këtij regjimi është kusht i çdo kushti për të ardhmen e shqiptarëve dhe mbarë kombit.

Ndaj dhe ftesa ime për çdo qytetar shqiptar, më 20 shkurt në ditën e provës së madhe në Tiranë, në orën e fitores në Tiranë. Thirrja ime për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Evropë, në Amerikë dhe kudo, 20 shkurti ju fton në ditën e betejës së madhe, ditën e lirisë. O sot o kurrë të shpëtojmë Shqipërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit