Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë pasi siç raportohet 2 motra janë sulmuar nga vëllai i tyre për shkaqe xhelozie.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:00 në Gjakovë.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre kosovar. Sipas viktimave, rasti dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit viktimave u është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.