-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat e Ahmetajt? Vjen përgjigja e parë nga qeveria

Kryesoret

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu është pyetur ditën e sotme nga gazetarët për lidhjen e kryebashkiakut Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës, nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt nga arratia.

E gjitha vjen pasi është thënë se 6 mln euro i është hequr nga Bashkia e Tiranës buxhetit për arsimin me qëllim financimin e Inceneratorit të Tiranës. Sipas Manastirliut, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi buxheti për arsimin këtë vit ka qenë në nivelet më të larta.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar për të financuar arsimin në të gjitha nivelet e tij, duke inkurajuar partneritetet me pushtetin lokal, ne kemi një bashkëpunim shumë të madh me të gjitha bashkitë.

Në funksion të të të gjitha investimeve sa i përket rehabilitimit dhe ndërtimit të institucioneve arsimore dhe jo vetëm nuk janë ulur, por fondet dedikuar për arsimin janë rritur dita-ditës. Dhe këtë vit kemi pasur fondin më të madh për arsimit”, tha Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit