-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka e Shqipërisë s’e ndryshon normën interesit: Ka presione të larta inflacioniste

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur që të  mbajë të pandryshuar në 3.25 për qind normën bazë të interesit për lekun.

“Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%.

Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve për inflacionin qëndron në kahun e sipërm.

Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve.

Në çdo rast, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohen nga informacioni i ri, si dhe do të jenë konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit” njoftoi Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit