-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sara i përmend biletën, Meri dhe Ilnisa ja presin direkt: Gëzon tani se je me të dashur

Kryesoret

Tre banorët që do të shkojnë në televotimin e të shtunës janë Gazi, për shkak të dënimit të Vëllait të Madh, dhe Meri me Ilnisën, si pasojë e zinxhirit të shpëtimeve që u nis nga Vesa.

E pyetur se si ndihet për nominimin, Meri ka shpërthyer ndaj Sarës duke e akuzuar atë se po e vë në lojë për shkak se nuk ka biletë kthimi. Ndërkaq, edhe mikesha e Merit në Shtëpi, Ilnisa, e ka konsideruar situatën e krijuar pas komenteve të Sarës tendencioze.

Sara: Ju nuk keni as biletë kthimi…

Meri: Po na tregon biletën ti moj? Po na tregon Sara që s’kemi biletë kthimi sepse na kanë marrë biletën e kthimit. U gëzua Sara sepse tani e kthyer dhe është edhe me të dashur….

Ledioni: Meri qetësohu, të lutem qetësohu…

Meri: Po s’kemi as biletë kthimi ne, çfarë do të bëjmë?!

Ilnisa: Është një situatë shumë tendencioze nga ana e Sarës. Është sa qesharake aq edhe jo e bukur nga Sara që të na tregojë ne se nuk kemi biletë kthimi. Nuk mund ta thuash as për batutë apo humor.

Sara: Ishte thjeshtë konstatim, por ta marrin si të duan.

Nga ana tjetër, Gazi është treguar moskokëçarës për nominimin duke theksuar se është tepër i qetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit