Autoritetet e Kosovës nuk kanë lejuar një furgon me dinarë serbë që të kalojë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Nga Banka Popullore e Serbisë deklaruan për Kosovo-online se mjetet kanë qenë të dedikuara për pagat, pensionet dhe pagesat tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.
Makina me dinarë ka qenë e shoqëruar nga policë serbe deri në pikën kufitare rreth orës 11:00, por që është kthyer pas.
Nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës valutë e vetme zyrtare është euro.