Në një deklaratë për mediat ish-ministri i Brendshëm Fatmir Mediu ka deklaruar se seanca e rradhës në lidhje me Gërdecin do të mbahet në 21 shkurt.
Gjithashtu Mediu komentoi edhe mungesën e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kërkoi që dëshmitarët mos të pyeten.
“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demontimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.
Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”- tha Mediu.