Napoli mund të jetë i qetë për të ardhmen e Kvicha Kvaratskhelias.
Presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis ka zbuluar se kampionët e Serie A e kanë gati kontratën për futbollistin gjeorgjian.
Por, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se agjenti i lojtarit ka kërkuar kohë për vazhdimin e kontratës, por që ka siguruar se lojtari nuk po mendon për një të ardhme large klubit.
“Ne jemi takuar me menaxherët e tij para tre muajsh, ua ofrova kontratën e re. “Përgjigja nga menaxheri i tij ishte: mos u shqetëso, ne jemi të lumtur këtu. Le të flasim për këtë në fund të sezonit” ka deklaruar vet De Laurentis.
Kvaratskhelia ishte lojtari i vitit në kampionatin italian në vitin e kaluar duke e inspiruar Napolin të shpallej kampion i Italisë pas plot 33-vitesh.