Familja shqiptare po kalon momente të vështira. Nga dita në ditë po përballemi me ngjarje që po kthehen në fenomene tronditëse. Brenda pak ditësh në Tiranë janë zbuluar dy raste ku burrat “burgosin” gratë dhe i kontrollojnë me kamera.
Në Greqi një tjetër grua shqiptare vendosi të largohej nga kjo botë pas problemeve dhe tradhtisë së burrit.
Në Lushnje një vajzë 18-vjeçe i dha fund jetës vetëm 25 ditë pasi ishte fejuar. Rastet e vetëvrasjeve janë në shifra tronditëse për shoqërinë tonë.
Një tjetër problem social është shpopullimi. Fëmijët janë larguar. Prindërit kanë mbetur të vetmuar, nga një ose dy për shtëpi. Braktisje totale këtë herë edhe nga shteti për shërbimet. Ku është kujdesi për këtë shtresë?
Por në mes të kësaj situate, qeveria ka nxjerrë një ligj për tradhtinë. Për të analizuar të gjitha këto probleme dhe fenomene por edhe ligjin e ri që po “gatuhet” “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me sociologen e njohur Entela Binjaku, e cila “diagnostikon” problemet dhe jep zgjidhje që qeveria duhet t’i dëgjojë sa nuk është vonë.