3 persona janë arrestuar ditën e sotme pasi kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin vendosjen e basteve sportive nëpërmjet celularëve kanë përfunduar në pranga si rezultat i operacionit policor “Willow”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan qytetarët A. A., 30 vjeç, R. J., 46 vjeç, dhe M. A., 54 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Sakaq, gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.