-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Shkodër/ Policia jep detajet e reja

Kryesoret

Policia e qytetit të Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin që ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Shkodër, ku shënjestër ishte Selami Brahimi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, në hyrje të Shkodrës. Selami Brahimi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se po këqyr kamerat e sigurisë si dhe po kontrollon zonën për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Selami Brahimi nuk rezulton një person me probleme ligjore dhe aktualisht mbetet mister motivi i atentatit ndaj tij.

“Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit