-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje të rinjve për të marrë pjesë në protestë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë së tij u ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen në protestën e paparashikuar nga opozita më 20 shkurt.

Berisha deklaroi se “kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do vij nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës, e të kapin për zverku qeveritarët tanë hajdutë”.

Ai u shpreh se të rinjtë shqiptarë janë të injoruar në mënyrë armiqësore, që sipas tij bëhet me qëllim që të largohen nga Shqipëria.

“Jemi ne që kemi detyrën ti japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi”, theksoi Berisha.

Sali Berisha: Ndaj dhe thirrja juaj, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë, është për çdo shqiptar. Thirrja është për çdo shqiptar që kërkon që taksat tij  t’i rikthehen në rroga, shërbime, pensione, rrugë, shkolla. Për çdo shqiptar që kërkon që me votën e tij të ndryshoj qeverinë që nuk do. Mos të harrojmë se kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do vij nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës, kurrë nuk duhet të presim se do vijnë të kapin për zverku qeveritarët tanë hajdutë. Jemi ne që kemi detyrën ti japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi.

O sot o kurrë, u drejtohet mbarë të rinjve shqiptarë të cilët të injoruar në mënyrë armiqësore nga regjimi të cilët më qëllim bëhet gjithçka që të largohen nga Shqipëria, kjo është për secilin prej tyre për tu bashkuar me ne dhe për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e fitores dhe zhvillimit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit