-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceferin vendos të largohet nga UEFA: Jam i lodhur!

Kryesoret

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Cferin ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të mëtejshëm si president i organizatës më të madhe të futbollit Europian.

Ndryshimet në statutet e UEFA-s në Kongresin e së enjtes në Paris bënë të mundur një mandat tjetër që do të zgjatej deri në vitin 2031, por Ceferin e ka përjashtuar këtë.

“Gjashtë muaj më parë vendosa që nuk do të kandidoj më”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Arsyeja është se pas disa kohësh çdo organizate ka nevojë për gjak të freskët, por kryesisht sepse unë jam larguar nga familja tash e shtatë vjet.

Qëllimisht nuk kam dashur t’i zbuloj mendimet e mia më parë, sepse së pari doja të shihja fytyrën e vërtetë të disa njerëzve dhe e pashë. Kam një jetë të bukur në futboll, kam një jetë të bukur edhe jashtë futbollit” u shpreh Ceferin.

Ndryshimet e rregullores së UEFA-s kishin shkaktuar shumë polemika, kjo pasi flitej se ishte një formë e zgjedhur në favor të Ceferin për të mbajtur pushtetin e organizatës, duke mos lejuar zgjedhjet e lira.

Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham, ishte i vetmi delegat i federatës kombëtare që mbajti një karton të kuq duke refuzuar ndryshimet në Kongresin e UEFA-s në Paris, por mocioni kaloi me 49 nga 55 shoqatat që mbanin një karton jeshil në mbështetje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit