Dritan Trimçev, zv/presidenti i shoqatës së Diasporës në Itali në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” sqaron të gjitha detajet dhe kleçkat për marrjen e pensionit me Italinë.
Vitet e punës, taksimi, qëndrimi në Shqipëri apo përtej Adriatikut, kushtet, mosha dhe gjithçka tjetër zoti Trimçev e shpjegoi mjaft qartë duke u dhënë përgjigje dilemave të qytetarëve.
Por sa janë pagesat për pensionin? Dritan Trimçev përmes dy grafikëve ilustron hipotezat e pensionimit minimal që mund të jetë 500 Euro dhe maksimal 1000 Euro, por edhe fondet e vendosura në dispozicion nga qeveria italiane.
Për vitin 2024 janë parashikuar më pak se 10 milionë Euro për shqiptarët ndërsa deri në vitin 2032 parashikohet mbi 20 milionë Euro.
Por a ka shqiptarë që kanë ndryshuar emrin si në rastin e Greqisë dhe çfarë ndodh me procedurat? “Pyetja e ndryshimit të emrit për emigrantët në Greqi është shumë kuptimplotë dhe shumë e rëndësishme për ata emigrantë.
Marrëveshja me Greqinë do të nxjerrë në pah emrat e vërtetë për ata që do të kenë “guxim” të kërkojnë bashkimin e viteve të punës.
Kjo gjë do të reduktojë shumë numrin e kërkesave për marrëveshje e bashkim vitesh. Këtë nuk e kisha menduar sepse është një situatë që nuk përjetohet në Itali” tha zoti Trimçev.
Hipotezë, numri i personave që do të përfitonin pension
Fondet italiane për marrëveshjen e pensioneve me Italinë