Fermerët në shenjë proteste, janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë dhe janë shfaqur me një poster të madh ku kanë shkruar kërkesat e tyre.
Sindikata e Fermerëve të Bashkuar kërkon:
1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
2-Rimbursim për çdo litër qumësht;
3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
5-Subvencionim për farat dhe fidanët;
6-Subvencionim për produktet organike.
Posterin ata e kanë shtrirë në shkallët e hyrjes kryesore të Ministrisë.
Kujtojmë se disa herë fermerët kanë dalë në protestë për kërkesat e tyre, duke bllokuar qarkullimin në disa akse të vendit.