Deputetët e opozitës vazhdojnë me protestën e tyre, këtë herë me forma të tjera trazirash, si vezët.
Në fakt pas mbylljes së seancës plenare ditën e sotme makinat e ministrit Balla dhe sekretarit të Kuvendit janë goditur me vezë nga deputetët opozitarë.
E pari që u godit ishte makina e Ballës, dhe më pas ajo e sekretarit të Kuvendit, Genc Gjoncaj.
Mësohet se ishte Flamur Noka ai që ka qëlluar me vezë ndaj Ballës dhe Gjoncaj.
Ndërsa më herët deputeti i “Rithemelimit” i cili është i përjashtuar, kishte zgjedhur të përdorte miell në dyert e Kuvendit, një veprim të cilin ai e krahason me “kokainën” e narkoshtetit.