Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg ish-efektivin Arbër Sula, i cili në vitin 2021 ka vrarë pas sherrit për radhën në market, Jurgen Duken. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Sula do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Sula për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim” thuhet ne vendim.