-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbrëmja e zezë” në Sarandë/ “Benzi” futi në dhe 15-vjeçarin, arrestohet shoferi

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme u mbyll në një tragjedi të vërtetë në qytetin e Sarandës, ku një 15-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike.

Rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil disa të rinj ishin duke shtyrë një makinë e cila ishite “difektoze” kur u goditën nga një mjet tip “Benz” i cili drejtohej nga një 20-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur rëndë një 15-vjeçar i identifikuar si E.Ç, i cili fatkeqësisht nuk i mbijetoj dot plagëve dhe ndërroj jetë rrugës  për në spital.

Policia sot ka njoftuar se ka arrestuar 20-vjeçarin shoferi i “Benzit” Eldion Aliu, i cili shkaktoi vdekjen e 15-veçarit, gjithashtu la të plagosur rëndë 24-vjeçarin David Çepe.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt.

Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit