Një 45-vjeçar është arrestuar në Vlorë pas vjedhjes së një automjeti gjatë natës.
S. K., banues në Vlorë, u kap dhe u arrestua falë reagimit të shpejtë të Policisë, pas kallëzimit nga një shtetase që raportoi vjedhjen.
Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Reagimi”.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore për veprën penale “Vjedhja”.









