-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mourinho mbetet “The Special One”: Finalja e Tiranës, kujtimi më i bukur i karrierës

Kryesoret

Ajo fitore në finalen e madhe të Tiranës, është kthyer në momentin më të bukur të karrierës së trajnerit Jose Mourinho.

Këtë e ka konfirmuar vetë portugezi në një intervistë në YouTube për Ohm teksa fliste në fakt për parashikimet rreth Euro 2024.

“Kujtimet më të kënaqshme? Janë shumë. Shumë të bukur dhe shumë të këqij. Por nëse më duhet të zgjedh një, ndoshta them të fundit. Nuk është trofeu më i rëndësishëm që kam fituar, por për sasinë e lumturisë që ka sjellë dhe jo vetëm se ishte i fundit, është Liga e Konferencës e fituar me Romën. Nëse më duhet të zgjedh, them këtë.

Por ka pasur shumë gjëra të bukura në karrierën time, shumë ndeshje fantastike për t’u kujtuar dhe është e pamundur të zgjedh një apo dy. Edhe kujtimet e këqija janë të shumta, dy gjysmëfinale të Champions të humbura me penallti, një finale e Ligës së Europës e humbur me penallti pasi gjyqtari kishte vendosur që nuk mund të fitonim. Edhe kujtimet e këqija janë të shumta”, tha Mourinho rreth eksperiencave të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit