Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Vlorës.
Në njoftimin e bluve bëhet me dije se arrestimi i 28-vjeçarit Leandër Gjoka u bë në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”
Njoftimi:
Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– L. Gj., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2020, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.