Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar Kastriot Gjongecaj dhe kanë shpallur në kërkim djalin e tij Denis Gjongecaj.
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Babë e bir ditën e djeshme në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte Kiti Kazazi 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Qëlluan me armë drejt 29-vjeçarit, në pranga nënkomisari, në kërkim i biri