Forcat speciale Rena arrestuan në Shkodër të shumë kërkuarin Shkëlzen Xhenje, duke u nisur nga atentati i ndodhur natën e mbrëmshme ndaj 60-vjeçarit, Selami Brahimi.
Xhenje së bashku me dy të tjerë ishin fshehur në një shtëpi në fshatin Kuç, ai është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen Metamorfoza dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos.
“Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç.
32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës” njoftoi policia.
Atentati në Shkodër/ 60-vjeçari tregon si i shpëtoj vdekjes: S’kam konflikte!
Por kush është Shëklzen XHenje?
Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34-vjeçarit Bledar Çekorja, më 28 janar 2014, në Shkodër.
Për këtë ngjarje ai u arrestua dhe qëndroi në burg për 4 vite e 8 muaj, ndërsa u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë.
Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës
Më 21 shkurt 2021 dy vëllezërit Xhenje dhe Esmerald Hato dyshoheshin si autorët ndaj atentatit ndaj shtetasit Taulant Pepa. Sehar Xhenje deklaroi nga Italia se nuk ndodhej në Shqipëri dhe se kishte disa ditë që kishte ikur drejt Italisë.
Më 2 shtator të këtij viti Shkëlzen Xhenje mendohet se është njëri prej personave të përfshirë të vrasjen e Ismet Çekorja për llogari të Asmer Bilalit, ndërsa për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për mungesë provash.