Pas ndërhyrjes së policisë ka përfunduar pengmarrja prej 4 orësh nga një 32-vjeçar iranian, i cili mori peng 15 pasagjerë në një tren të Zvicrës.
#suisse #yverdon #prisedotage pic.twitter.com/RHPwaDGgvd
— hasanml (@Xilifok) February 8, 2024
Sipas policisë, 32-vjeçari, i cili mbante në dorë një sëpatë dhe një thikë, është qëlluar për vdekje nga policia.
“Pengjet u liruan të gjithë shëndoshë e mirë,” tha policia e kantonit Beau në një deklaratë të premten.
— hasanml (@Xilifok) February 8, 2024
“Personi që mban pengjet u plagos për vdekje gjatë operacionit”, thuhet në deklaratë. Sipas informacioneve, 32-vjeçari iranian kishte aplikuar për azil në Zvicër .
Situatat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, megjithatë ato kanë ndodhur në të kaluarën në banka dhe biznese. Në janar të vitit 2022, punëtorët në një fabrikë orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë që përmbante metale të çmuara.