Një 36-vjeçar në Çorovodë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me thikë një 35-vjeçar, banues në Skrapar.
Sipas Policisë, i plagosuri mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 29-vjeçar, banues në Skrapar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.