-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inskenoi vdekjen e tij/ Prokuroria lëshon “bombën”: Dikush tjetër u dogj në vend të italianit

Kryesoret

Prokuroria e Pukës ka arritur në përfundimin se eshtrat e gjetura në makinën e djegur nga Davide Pecorelli janë mbetje kockore njerëzore.

Në ekspertimin mjeko-ligjor të nisur me datë 26.01.2021, thuhet se mbetjet kockore u gjetën në afërsi të sediljes së shoferit.

Në ekspertizë thuhet gjithashtu se këto eshtra i përkasin një personi që ka humbur jetën në moshën 40-50 vjeçare. Është e pamundur për tu vërtetuar gjinia, si dhe shkaqet nga se ka humbur jetën.

Davide Pecorelli duket se ka pasur një qëllim të qartë, të drejtonte hetimet e policisë shqiptare drejt një piste vrasjeje.

Kjo pasi ai ka qenë në dijeni se në qese kishte mbetje kockore dhe se i kishte vendosur në mjetin që kishte marrë me qira.

Ai inskenoi vrasjen e tij duke i vënë flakën makinës, kjo me qëllim ti shpëtonte borxheve të shumta që kishte në Itali. Pasi u zhduk pa lënë gjurmë për rreth dy vite, ai u gjet në shtetin fqinj.

Njoftimi i Prokurorisë së Pukës:

Davide Pecorelli: “Me datë 6 janar rreth orës 10 pasi u largova nga hoteli në Pukë dhe mora me vete edhe mostrat e bojës së flokëve që tua propozoja bizneseve dhe duke lënë të gjitha sendet e tjera në dhomën e hotelit Shkova në zonën e Repsit në një rrugë tatëpjetë dhe rreth orës 17:00 vendosëm makinën Skoda buzë luginës dhe mora dy shishe benzinë dhe ia derdha makinës dhe më pas lashë edhe një qese të vogël, në zonën e sedilës së shoferit që ishin kocka njerëzish.

Gjithashtu hoqa edhe orën “Jaguar” nga dora dhe e vendosa ne sedilen e shoferit dhe vendosa edhe telefonin tim “Iphone” në sedilen e pasagjerit. Më pas i vura zjarrin makinës Fabia-Skoda dhe më pas u përpoqëm që ta shtynim makinën në shkëmbë që të simulonim një aksident rrugor”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit