-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës: Rama po rrit çmimin e energjisë elektrike

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Lisandër Hoxha, ka bërë një denoncim në lidhje me largimin e katër anëtarëve të larguar nga puna nga KESH dhe OSHE.

Ai deklaron se ata janë larguar pasi janë nën hetim për fshirjen e borxheve nga sistemi për përfitim personal duke thënë se kjo është një pasqyrë e qartë e korrupsionit në këto institucione.

Ai thekson se këtu qëndron arsyeja kryesore sipas tij, pse Kryeministri Edi Rama, kërkon me çdo kusht të rrisë çmimin e energjisë elektrike, “sepse rilindasit e tij po nxjerrin ndërmarrjet e sektorit me këpucë të kuqe, duke mbushur xhepat në kurriz të familjeve shqiptare” deklaroi Hoxha.

Deklarata e plotë:

Administrator i KESH Ergys Verdho, Administrator i FSHU, Elton Sevrani, Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë Adriatik Kupi, në të njëjtën kohë kryetar i PS në Ibë, si dhe Drejtori i Arkëtimit në OSHEE, Bledar Cerri.

Me pak fjalë, të njëjtët drejtorë me të cilët qeveria mburrej për uljen të humbjeve (vjedhjeve) deri nën 20%, janë përfshirë në një skemë manipulimi të sistemit të debitit dhe detyrimesh financiare, duke fshehur debitorët në këmbi të rryshfeteve të majme.

Ja pra se si vidhet ditën për ditë energjia e shqiptarëve. Se si mbushen xhepat e rilindjes në kurriz të atyre familjeve shqiptare.

Ja pra sesi manipulohen të dhënat për sukses imagjinare në administrimin e sektorit energjetik, kur e vërteta është plotësisht e kundërta;
Ja pra përse Rama kërkon me çdo kusht të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Sepse rilindasit e tij po i nxjerrin ndërmarrjet e sektori me këpucë të kuqe.

Nga kjo bandë karkalecash që po bëjnë batërdinë me paratë e shqiptarëve ka vetëm një mënyrë për ti hequr qafe. Mosbindja civile. Prandaj të gjithë së bashku në 20 shkurt në Tiranë. O sot, o kurrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit