Momente paniku kanë përfshirën ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Vorës, ku lojtari Frenklin Ntepeh u dërgua me urgjencë në spital.
Në minutën e 77-të të takimit, mesfushori mori një përplasje të fortë në fushën e lojës.
Ai mbeti i shtrirë përtokë fillimisht u thirr ndërhyrja e stafit mjekësor dhe më pas ambulancës për ta dërguar në spital.
Nga bluzat e bardha mësohet se Ntepeh nuk ka asgjë serioze për gjendjen e tij shëndetësore.
Kliko KËTU për të parë videon.