-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse po vjen Blinken? Eksperti te ‘5Pyetjet.al’: Mund të sjellë palestinezët e ukrainasit

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Matthew Miller. Por cili do të jetë mesazhi që do të sjellë Blinken në Tiranë dhe cilat janë prapaskenat e kësaj vizite?

“5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” nga Uashingtoni me Erdoan Shipolin, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Blinken të kërkojë nga qeveria shqiptare që të sjellë në Shqipëri refugjatë palestinezë apo ukrainas.

Kjo është një nga ato temat që edhe unë mendoj që mund të flitet edhe për ardhjen e refugjatëve palestinezë për një kohë apo edhe ukrainas për një kohë. Kjo për një aleat do të ishte diçka e pranueshme nga Shqipëria nëse është temë e rëndësishme për Amerikën.

Momentalisht dimë shumë pak për mendimet dhe skenarët për konfliktin në Gaza, se çfarë mendon Amerika, por edhe për Ukrainën, që e ka humbur hovin dhe Rusia ka marrë guxim për të vazhduar ofensivën e saj.

Mund të jetë një skenar që popullata e Ukrainës duhet të shpërngulet nga disa qytete dhe ajo mund të vijë në Shqipëri për një farë kohe.

Por këto nuk janë skenarë të këqij sepse si aleatë duhet të ndihmojmë njëri tjetrin dhe Shqipëria duhet të e hapur për propozimet e Amerikës. Shqipëria duhet të ketë një strategji se çfarë mund të marrë si shkëmbim për interesat e saj” tha Shipoli për “5Pyetjet.al”.

“Do ishte vdekjeprurëse….”! Prapaskenat, pse po vjen Blinken në Tiranë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit