Nga veprimet hetimore janë dhënë informacione të reja në lidhje me atentatin e djeshëm në Kurbin ndaj një firme private inertesh, ku pronari Ardian Gjaloshi mbeti i plagosur, ndërsa fatëkeqsisht u vra ekonomisti i firmës Selman Mihna 70-vjeç.
Hetimet tregojnë se autorët ishin 4 persona, sapo shënjestra e tyre ka hyrë në ambientet e firmës ata kanë ardhur me një automjeti “Range Rover”, ngjyrë e zezë, më pas janë afruar në këmbë drejt godinës ku qëndronte Adrian Gjeloshi.
Sapo janë afruar njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetëm dy prej tyre e preken në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyrë. Nën shoqërinë e shënjestrës ishte ekonomisti i firmës Selman Mihana, i cili në tentativë për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Pistë e re nga atentati në Kurbin, dyshohet për vrasës me pagesë, zbardhet dinamika
Pas ngjarjes tre personat e maskuar janë larguar dhe kanë hipur sërish të automjetin Range Rover, ku po i priste personi i katërt i cili kishte rolin e shoferit. Sipas dëshmive të punonjësve të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, njëri prej autoreve ka folur në gjuhë të huaj, por nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë ka thënë.
Ndërkohë përgjatë 24-oreve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi në vitin 2002, 51-vjeçari Ardjann Gjeloshi bashkë me të vëllanë ishin përfshirë në një ngjarjes, nga ku mbeti e vrarë një grua dhe i plagosur një efektiv policie, por në sitë po kalojnë edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur shënjestra e këtij sulmi me armë zjarri.