Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në urgjencën e re në QSUT.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse.
Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë se bateritë e serverave kanë pasur probleme në katin -2, por gjithçka është vënë në kontroll.
Të sëmurët i kanë hequr për çështje sigurie dhe po transportohen në Sanatoriumin në Sauk.