-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyti foshnjën e saj duke e hedhur në lumë, dënohet me 22 vite burg Orjana Gremi

Kryesoret

Është dhënë vendimi me 22-vite burg nga gjykata për Orjana Gremin, 32-vjeçarja e cila në Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.

Gjyqtarët  e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtore dhe të dënuar Gremin, për akuzën “Vresjes së mitur”.

Kjo ishte një ngjarje që tronditi rëndë opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem ku edhe banonte tek të afërmit.

Akti u raportua nga dy murgesha të kishës katolike  që njoftuan policinë pasi e kanë takuar 32 vjeçaren në shtëpinë e saj por pa foshnjën.

Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.

Foshnja i seksit mashkull është regjistruar në spitalin e Shkodrës pa atësi dhe nëna përpara kryerjes së krimit kishte kryer edhe procedurat për përfitimin e bonusit të lindjes.

Ndërkohë që më herët në spital kishte kërkuar dhënien e tij për birësim, por që më pas ka ndërruar mendje.

Teksa ka dalë nga spitali, Gremi është drejtuar në fshatin Golem, por rrugës ka hedhur foshnjën në lumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit