Nëna e të ndjerës Sibela Abedini e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit pasi i publikuan fotot intime, ka treguar disa të reja në lidhje me autorin e dyshuar nga ana e saj.
Nëna e viktimës, Daniela Abedini në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar se në mesazhet që 39-vjeçari i dërgonte të bijës i thoshte “do të bëhesh e dashura ime, o s’ka”.
“Kur isha dje në polici më thanë që vajza i ka dërguar një mesazh mostra ku i ka thënë “ose do bëhesh e dashura ime ose s’ka”. Vajza ka shkuar të punojë, jo të zërë të dashur. I ka thënë “do ta bëj të keqen”. I ka thënë që videot do t’i hedh në TikTok. Vajza i ka thënë që fshiji ato foto nga TikTok. “Do ta bëj edhe më zi, nuk ti heq”. Vajza është hedhur për shkakun e tij.
Ta dija që vajza mi tregonte, ose do ta vrisja me duart e mia, ose do ta denoncoja në polici. Unë e njoh fëmijën tim”, tha Daniela Abedini.