Champions League u rikthye mbrëmjen e sotme me dy sfidat Laipzig-Real Madrid dhe Copenhagen-Manchester City.
Në 45 minutat e para në Gjermani pati spektakël me të dyja skuadrat që ruajtën një ritëm të lartë loje me shumë shanse, Laipzig gjeti avantazhin që në minutën e dytë por VAR mohoi festën. Pavarësisht kësaj ende shifrat mbeten në 0-0.
Manchester City ndërkohë ju gëzua një avantazhi që në minutën e 10-të ndaj “luanëve” të Copenhagen mes dominimit, por vendasit surprizuan duke gjetur barazimin.
Megjithatë Bernado Silva riktheu avantazhin tek anglezët në përfundim të pjesës së parë.