-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania e Madhe bën lëvizjen e radhës, do të paguajë influencers për të ndaluar refugjatët

Kryesoret

Disa influencues në Tik-Tok do të paguhen nga qeveria britanike për të dekurajuar emigrantët që të mos kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla.

Në tre vitet e fundit, Ministria e Brendshme e këtij vendi ka zhvilluar disa fushata sensibilizuese në përopjekeje për të ndaluar migrimin e paligjshëm nga Shqipëria, Franca dhe Belgjika por tani Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka rënë dakord për një zgjerim në disa vende të reja.

Sipa disa dokumenteve paraprake të siguruara nga gazeta “The Time” fushata nga influencuesit e Tik-Tok do të shtrihen në Shqipëri, Irak, Egjipt dhe Vietnam por mund të përfshihet gjithashtu edhe Turqia dhe India.

Sipas burimeve fushatat do të drejtohen nga një rreper, dy humorisët, blogerë, personalitete televizive dhe një shkrimtar udhëtimesh.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme duke folur për “Sky News” tha se do të përdorin të njëjtat mjete si kontrabandistët e njerëzve. “Trafikantët përdorin shpesh mediat sociale për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale, ndaj është jetike që edhe ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar migrantët mbi të vërtetat rreth kalimit me varka të vogla në kanalin e La Manshit dhe hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar.”- u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit