-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: 10 falsifikimet që çuan Belerin drejt burgut

Kryesoret

Arrestimit i Fredi Belerit me 2.6 vite burg ka bërë bujë në mediat greke. Prestigjozia “Kathimerini” në një artikull ka renditur 10 pika ku argumenton sesi janë falsifikuar provat ndaj tij.

Në artikull çështja paralelizohet me një nga veprat e njohura të Franc Kafkës, “Procesi”.

  1. Rama dhe goditja elektorale 

Ndjekja penale e Belerit nisi pas vizitës së Kryeministrit Rama në Himarë.

Kathimerini:”U kuptua se për të dhe Partinë Socialiste zgjedhjet e 14 majit do të ishin një disfatë e thellë në këtë qark.”

Kjo e ndikuar dhe nga deklarata e Ramës ku u shpreh se “do të merret personalisht” me zotin Beleri.

  1. Dëshmi e një komploti

Pika e dytë lidhet me përgjimet ndaj Arsen Ramës si dhe deklaratat e tij para gjykatës. Ky i fundit nga përgjimet rezulton se ka folur me komandantin e atëhershëm të AT. Himarës, Ermal Haidini, ku ka thënë se kishte vënë re blerjen e votave në favor të Belerit.

Por në gjykatë nuk ka shpjeguar sesi ka kuptuar blerjen e votave apo burimet se ku ka marrë informacionin, duke thënë thjesht se “dikush” ja kishte thënë.

  1. Bindjet përcjellëse

Këtu trajtohet përgjimet që ka pasur Beleri dhe mbështetësit e tij nga dy agjenci. Këta të fundit janë përgjuar pa leje të marrë nga SPAK. Këtu bie në sy se monitorimi kishte filluar përpara se të jepej leja e hetimeve.

  1. Arrestimi i vonuar, regjistri i rremë

Në 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve në qendër të Himarës, ju vunë prangat Fredi Belerit dhe Pandeli Kokavesisi.

Ky proces është paraqitur nga kryeministri Edi Rama, nga gjykata e Shqipërisë dhe më pas nga gjykata e posaçme antikorrupsion SPAK si arrest “me dëshirën e tij”.

  1. Tarifa 45 euro vota…

Akuza ndaj Belerit është “blerje votash”, ku  akuzohet se ka blerë 8 vota për 460 euro, pra 45 euro 1 prej tyre.  Një lsitë me 8 votuesit  e bërë nga Arsen Rama të cilët disa prej tyre nuk rezultojnë votues të Belerit. Në konsultim siç kanë rrëfyer në gjykatë,  komandanti i AT. Chimarras dhe A.R. organizuan hapat e tyre për të zënë në kurth Belerin.

  1. Pa përgjigje dhe kartëmonedha

“Dëshmitë” në dosje, si dhe në ato që u lexuan në gjykatë nga prokurorët e SPAK, Dorina Bejko dhe Adnan Xholi, i referohen 30 telefonatave – shumica pa përgjigje – nga “provokatori” Arsen Rama me Belerin.

Në këto biseda nuk duket dhe as nuk tingëllon sigur është kryer veprimi i pretenduar.

Arsen Rama pretendon se ka marrë kartëmonedha (para) nga Beleri dhe Kakavesis.

Por në  këqyrjen e bërë në kartëmonedhat nuk u gjetën gjurmë gishtash as të Kokaveshit dhe as të Belerit.

  1. Deklarata e agjentit me pagesë

Këtu trajtohen deklaratat e Arsen Ramës, vëllait të tij Abdyl Rama dhe Ermal Hajdini. Personave të cilëve i ishte premtuar pasaporta greke në këmbim të votes.

Arsen Rama deklaroi para SPAK se ishte kërcënuar me jetë, por nuk mbante mend asnjë detaj nga ngjarjet duke thënë thjesht se kishte marrë para nga Beleri.

Sipas “Kathimerinit” kjo ishte pikërisht ajo që i ishte kërkuar të thoshte.

Zbulimi i madh në këtë gjyq ishte pranimi i tij i prerë se financohej nga fondet speciale të policisë shqiptare si një nxitje për të kryer misionin e tij.

  1. Metoda e paraburgimit të gjatë

Duke përmendur faktin e 6 senacave gjyqësore paraburgimi i gjatë I Belerit bie tepër në sy, pasi ai nuk kishte interes të largohej nga Himara apo Shqipëria. Kjo pasi aty kishte biznese dhe jetonte me familjen. Prestigjozia greke e cilëson këtë se i vetmi person që dëshironte largimin e Belerit ishte Edi Rama. Kjo pasi ai ishte shpallur kryetar i Bashkisë së Himarës.

  1. Parandalimi i ankimimeve

Beleri kërkoj leje nga burgu dhe gjykata për tu betuar si kryetar bashkie, kjo pasi fitoi zgjedhjet në Himarë. Një kërkesë e refuzuar pasi ai ishte një person nën hetim.

Kathimerinit e krahason këtë me rastin e të burgosurve në Shqipëri të cilët kanë leje të votojnë.

Mos lejimi i betimit të Belerit erdhi me urdhër të SPAK i cili fuqizoi Ramën të vendoste në krye të bashkisë një person sipas dëshirës së tij.

 

  1. Pritja stoike e orës së gjykimit

Duke trajtuar paraburgosjen e gjatë të Belerit, prej gati 9 muajsh, shkruhet se ai qëndroi me dinjitet para gjykatës duke mos pranuar asnjë nga akuzat e pavërteta.

Më pas monedha kalohet tek raporti Shqipëri-Greqi, ku citohet se Rama ka hedhur poshtë të gjitha propozimet për zgjdhjen e situates. Veprime të cilat kanë thyer vlerat e Bashkimit Europian.

Disa rreshta marin dhe protestat e mbështetësve të Belerit para gjykatës, ku thuhet se ata qëndruan kundër regjimit të tiranëve në mbështetje të liderit të tyre të burgosur padrejtësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit