Rreth orës 11:11 minuta avioni më të cilin udhëtoi Sekretari Amerikan të Shtetit Antony Blinken preku tokën shqiptare. Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Forca të shumta të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili do të qëndrojë në Tiranë për 8 orë. Takimi i parë do te jete me Presidentin Begaj dhe me pas me Edi Ramen.