Sekretari amerikan Blinken ndodhet në Tiranë. Nga Piramida në një takim me të rinjtë, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama, zyrtari i lartë amerikan tha se pa në rrugët e Tiranës, energjinë dhe optimizmin për të ardhmen me integrimin. Falënderoi kreun e qeverisë shqiptare për bashkëpunimin.
“Ju falenderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave, e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe në cdo vend që isha në Tiranë. Falënderoj David Ëisner që po udhëheq ambasadën në Tiranë dhe kryeministrin, Edin, ju falënderoj, jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet që ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohës për partneritetin që kemi. Kryeministri është jo vetëm udhëheqës, por edhe kryeministër i mirë.
Në 3-4 vitet e fundit, cdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku. Kjo ndërtesë (Piramida) këtu, tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftës së ftohtë, ndërtesa iu dedikua një diktatori dhe përfaqësonte të kaluarën. Në atë kohë e vetmja marrëdhënie mes vendeve tona ishte zëri në Zërin e Amerikës.
Por sot, shikoni, ky vend është mbushur me dritë, salla teknike, është simbol i fuqishëm i së ardhmes dhe të tanishmes të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ku shqiptarët mësojnë si të jetojnë në SHBA. Kjo, u ndërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. E pashë sot në rrugët e Tiranës, energjinë, optimizmin për të ardhmen me integrimin.
Vitin e kaluar një numër rekord turisësh vizituan Shqipërinë, ekipi juaj i futbollit u kualifikua në Euro2024, herën e fundit që u kualifikuat një sekretar shteti vizitoi Shqipërinë, ndoshta do të vij gjatë finaleve të Kupës Europiane dhe ndoshta ju ndihmoj. Ju po shikoni lidhjet e fuqishme mes vendeve tona. Amerikanë të rinj dhe jo shumë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e teknologjisë në IA, po lidh botën është Mira Murati.
Në Nju Jork një nga restorantet më të mira është një restorant shqiptar. Kemi gazetarët që po ekspozojnë korrupsionin. Disa prej jush kanë mirëpritur familje të larguara nga talebanët. U takova me disa familje afgane. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë” tha ai.