Ditën e sotme në Lezhë është arrestuar një 21-vjeçar.
Ai po lëvizte në lagjen “Kodërmarlekaj”, automjeti ku ishte pasagjer i arrestuari me inicialet Xh. D.
Sapo ka parë policinë ka hedhur nga dritarja e automjetit, një çantë dore, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.