Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Altin Çokun i cili dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.
Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes për shkak të publikimit të fotos intime, dhe ka një skedë skedën kriminale në vitet e mëprashme.
Referuar mediave, para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte vajza e dajës. Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Por kur kushërira i dha fund marrëdhënies me të, Çoku e kërcënonte se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar. Dhe ashtu veproi.