Europiani 2024 po afron dita ditës, dhe me të nisin përgatitjet e Kombëtares shqiptare, së pari për dy miqësoret e muajt mars. Fillimisht në Parma të Italisë, djemtë e Sylvinhos do të përballen me Kilin më 22 mars, ndërsa 2 ditë më vonë me Suedinë në Stockholm.
Mësohet se trajneri Sylvinho ka vendosur të kontrolloj personalisht nga afër lojtarët e Kombëtares. Braziliani do të udhëtoj fillimisht drejt Anglisë ku do të zhvilloj një takim me Armando Brojën.
Sylvinho do jetë në “Old Trafford” për ndeshjen mes Manchester United – Fulham, e programuar më 24 shkurt. Duket se veç një takimi me Brojën, trajneri do diskutojë nga afër edhe me trajnerin e Fulham, Marco Silva, kjo për gjendjen dhe formën e sulmuesit.
Pas udhëtimit në ishull, Sylvinho pritet të drejtohet për në Spanjë, aty ku do flasë me Myrto Uzunin, Ivan Balliun dhe Keidi Baren. Më pas një tjetër takim me legjionarët në Turqi, ku nuk përjashtohet edhe Rey Manaj, sulmuesi më në formë i ekipit për momentin.
Katër muaj larg nga “Gjermani 2024”, tanët kanë nisur nga puna. Kujtojmë se në Euro 2024, kuqezinjtë u shortuan në grupin B dhe kanë kundërshtar Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.